Aktorja e njohur turke, Fahriye Evcen, ka vendosur papritur të ndryshojë mbiemrin pas 7 muajsh martesë.

Evcen u martua në muajin qershor të vitit të kaluar me aktorin Burak Ozcivit, pas një lidhje disa vjeçare. Ajo tashmë ka vendosur të mbajë të dy mbiemrat në faqen e saj zyrtare në Instagram. Kështu, Fahriye Evcen nga sot do të mbajë mbiemrin Evcen Ozçivit.

Sipas burimeve të pakonfirmuara të “HaberTurk” ka qenë Burak ai që i ka kërkuar bashkëshortes të mbajë edhe mbiemrin e tij në rrjetet sociale. /tvklan.al