Kandidatët e përjashtuar padi në Gjykatën Supreme



Kandidatët e përjashtuar padi në Gjykatën Supreme

17:00 27/01/2021

LDK dhe PDK: Vetëvendosje nuk respekton institucionet

Të bindur se Gjykata Supreme do të vendos në favor të tyre përfaqësues të Lëvizjes Vetëvendosje dorëzuan ankesën ndaj vendimit të PZAP-së, i cili nuk i certifikoi kandidatët që kanë probleme me ligjin. Ata thonë se kanë dorëzuar argumente të mjaftueshme, në të kundërtën do të ankohen edhe në Gjykatën Kushtetuese.

Kryeministri në detyrë Avdullah Hoti ka kërkuar që vendimet e organeve të drejtësisë të respektohen.

“Dëshira ime është që të ballafaqohem me të gjithë kandidatët për kryeministër, të gjithë ata që garojnë duke respektuar ligjet. Është e qartë, gjithkush që ka problem me ligjin s’mund të kërkoj post publik dhe s’mund të dalë para qytetarëve”.

Sipas kandidatit për kryeministër nga PDK, Enver Hoxhaj, nuk ka demokraci e as shtet pa sundim të ligjit.

“Në këto zgjedhje ka dy koncepte, një koncept i cili e respekton sundimin e ligjit, i cili e respekton ligjet e Kosovës dhe institucionet e pavarura të Kosovës. Dhe një koncept tjetër nga LVV-ja, e cila i linçon institucionet e pavarura të Kosovës, e cila nuk e respekton sundimin e ligjit dhe e cila është e interesuar që ta përmbys sistemin tonë juridik dhe politik në Kosovë”.

Gjykata Supreme ka afat tri ditë për të shqyrtuar ankesat e subjekteve politike dhe për të marrë vendime.

Tv Klan






Të ngjashme