Tre adoleshente që akuzohen për grabitje në Iran janë dënuar me prerje gishtash. Sipas mediave lokale të rinjve do t’u hiqen 4 gishta të dorës së djathtë. Sipas ligjit të Shariatit, prerja e gishtave, fshikullimi madje edhe vdekja me gurë janë forma të ligjshme të ndëshkimit.

Tre adoleshentët dolën në gjyq më 2 Nëntor vitin e kaluar për grabitje në qytetin e Urmias, një qytet në veri të Iranit pranë kufirit me Turqinë. Mosha e tyre e saktë nuk është bërë e ditur, por që prej asaj dite ata janë mbajtur prapa hekurave të qelisë.

Pavarësisht përpjekjeve për të apeluar vendimin, ishte Gjykata Supreme ajo që vendosi vulën dhe 3 djemtë u dënuan me prerje gishtash. Sipas një raporti të lëshuar nga Monitoruesi për të Drejtat e Njeriut në Iran, adoleshentët kanë pretenduar se janë detyruar të dëshmojnë nën torturë.

Madje njëri prej tyre për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike ka tentuar vetëvrasjen. Sipas Kodit Penal islamik në Iran në rastin e parë, hajdutët dënohen me prerjen e 4 gishtave të dorës së djathtë. Megjithatë analistët në Iran kanë argumentuar se kjo formë ndëshkimi është e rrallë./tvklan.al