Basha: Rama të pranojë 5 pikat

Basha: Rama të pranojë 5 pikat

12:27 08/10/2019

“Dështimi për herë të katërt ka firmën e Edi Ramës”

Kreu demokrat Lulzim Basha thotë se nuk negocion asgjë tjetër me Edi Ramën përveç planit prej 5 pikash që opozita i ka lënë në tavolinë Kryeministrit.

Pas takimit me ministrin e Jashtëm të Austrisë, Alexander Schallenberg, Basha tha se mbyllja e derës nga unioni për herë të katërt për Shqipërinë ka vetëm një emër dhe ai është Edi Rama.

“Rruga që ka zgjedhur Edi Rama është rruga absolutisht e gabuar. Është rruga e njohur e fajësimit të çdokujt tjetër, e sulmeve ndaj Bashkimit Europian, e sulmeve ndaj  qeverive europiane, e sulmeve ndaj shënjestrës së preferuar opozitës, Partisë Demokratike, medias, madje edhe qytetarëve, për të hequr vëmendjen dhe për të hequr përgjegjësinë nga, në fakt, i vetmi njeri përgjegjës në këtë situatë. Dështimi për herë të katërt ka vetëm një firmë, vetëm një vulë, vetëm një emër dhe ky është Edi Rama”.

Por ndryshe nga Lulzim Basha, ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj gjatë një konference të përbashkët për shtyp me homologun e tij austriak tha se qeveria shqiptare po lobon me vendet skeptike për çeljen e negociatave.

Në ndihmë Shqipërisë pritet t’i vijnë edhe miqtë austriakë, siç e konfirmoi vetë ministri i Jashtëm Schallenberg.

Vendimi për hapjen e negociatave me Shqipërinë pritet të merret pas pak ditesh, ku deri më tani qëndrim pozitiv  ka shprehur Bundestagu gjerman, ndërkohë që në pikëpyetje është vendimi i Francës dhe ai i Holandës.

Tv Klan


Delta
LAJMET

Të ngjashme

KPT
KPT
UKT
UKT
Doktori