Konfirmimi i mandatit të kandidates socialiste Valbona Sako nga Gjykata e Durrësit, për kreun e opozitës Lulzim Basha është vendim i drejtësisë së kapur nga Kryeministri Rama.

Përmes një statusi në rrjetet sociale Basha shkruan se e gjithë drejtësia është nën kontrollin e plotë të Kryeministrit.

Sipas tij, Kryeministri duhet ndalur sa më parë, pasi në të kundërt shpartallimi i sistemit të drejtësisë do të prodhojë për një kohë të gjatë pasoja të rënda për vendin dhe qytetarët.

Tv Klan