Vendimi për Tahirin, reagon Komisioni Europian

Vendimi për Tahirin, reagon Komisioni Europian

20:54 20/09/2019

Komisioni Europian ka reaguar për rastin Tahiri përmes zëdhënëses Maja Koçijançiç. Në reagimin e Komisionit Europian thuhet se BE respekton pavarësisnë e institucioneve gjyqësorë dhe nuk komenton vendime ose çështje individuale.

“Bashkimi Europian është i venë në dijeni se Gjykata e Krimeve të Rënda në Tiranë ka vendosur në shkallë të parë, se ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri është fajtor për shpërdorim të detyrës. Ne nuk komentojmë vendimet ose çështjet individuale, sepse Bashkimi Europian respekton pavarësinë e institucioneve gjyqësore. 

Ne gjithashtu vërejmë se detajet dhe motivimi i vendimit nuk janë ende të disponueshme dhe se procesi gjyqësor vazhdon, duke qenë se aktvendimi është ende subjekt i ankimit”, thotë KE./abcnews.al


Delta
LAJMET

Të ngjashme

KPT
KPT
UKT
UKT
Doktori