Do të luhet edhe Kupa, finalja më 2 Gusht

Futbolli do të rikthehet sërish në stadiumet shqiptare më 3 Qershor. Kjo është data e propozuar nga Federata Shqiptare e Futbollit pas takimit me presidentët e klubeve të Superligës.

“Me një lloj konsensusi, nisim më 3 Qershor përfundojmë më 28 Korrik. Finalja e Kupës më 2 Gusht, e bëmë për karrierën e futbollistëve”.

I vetmi, klubi i Vllaznisë që ka qenë plotësisht dakord.

“Kemi kushtet, kemi kamera termike, kemi mundësi higjienike”.

Por ka patur edhe zëra kundër.

“Unë isha për t’u ndërprerë, nuk kemi kushte”, tha Presidenti i Partizanit.

“Nuk plotësojmë të gjitha kushtet, vetëm ‘Air Albania’ i plotëson”, u shpreh Presidenti i Skënderbeut.

Me dyshime për rifillimin ka qenë edhe Presidenti i Tiranës Refik Halili, klubi i të cilit është më pranë titullit kampion

“Për nga ana financiare të ndërpritej, për futbollin të luhet”.

Tashmë klubet e Superligës do të duhet të përballojnë rritje të shpenzimeve për transport hoteleri dhe mjete higjieno-sanitare për 10 javët e mbetura të sezonit.

Tv Klan