Shqipëria U-21 mbylli me fitore kualifikueset e Europianit për këtë grupmoshë. Kuqezinjtë e Alban Bushit, triumfuan minimalisht ndaj Armenisë.

Autogoli i Aventisian në minutën e 57-të, ishte vendimtar, duke i dhënë fitoren Shqipërisë.

Shpresat kuqezi, mbyllin kualifikueset në vendin e katërt me 16 pikë, 2 më pak se Zvicra e vendit të tretë.

Në Grupin E, Rumania u rendit e para me 22 pikë, ndërsa Finlanda e dyta me 20 pikë. Shqipëria la pas vetëm Malin e Zi me 7 pikë dhe Armeninë me 2 pikë.

Në 10 ndeshje të luajtura, kuqezinjtë morën pesë fitore, katër humbje dhe një barazim. /tvklan.al