Zotërojnë ekipet nga Anglia dhe Gjermania

Dominim anglez dhe gjerman në çerekfinalet e Champions League. Chelsea dhe Bayern iu bashkuan ekipeve të tjerë pas fitoreve të arritura të mërkurën, respektivisht 2 – 0 me Atletico Madrid dhe 2 – 1 me Lazio. Në këtë fazë të aktivitetit janë 3 skuadra nga Premier League dhe 2 nga Bundesliga.

Të tjerat vijnë nga kampionati spanjoll, francez dhe portugez. Një dështim për italianët që nuk kanë asnjë ekip që i përfaqëson në çerekfinale për herë të parë prej sezonit 2015-2016. Juventus, Atalanta dhe Lazio u eliminuan në ndeshjet e 1/8.

Shorti që do të hidhet të premten në Nion do të jetë i lirë. Kjo do të thotë që mund të përballen edhe ekipe nga e njëjta federatë. Skuadrat do të njohin rivalin e çerekfinaleve dhe të mundshmit në gjysmëfinale. 

Tv Klan