Tiranës do t’i shtohen rreth 300 gabina telefonike të cilat do të jenë në shërbim të qytetarëve. Gabinat e reja kanë ardhur nga Greqia dhe së shpejti do të vihen në punë. Sipas punonjësve të Telekomit, këto gabina do të përmirësojnë më tej shërbimin e telefonëve publik në kryeqytet por jo vetëm, dhe në disa qytete të tjera gabinat aktuale do të zëvëndësohen. Ekspertët e Telekomit thonë se këto gabina ndryshe nga ato aktuale janë të një cilësie më të mirë. Gjithashtu ka mbërritur dhe një sasi prej 2 milionë kartash telefonike që aktualisht po regjistrohen në kompjuterat e institucionit. Pas skandalit të fundit, që persona të brendshëm kanë ndihmuar për hedhjen në treg të kartave elektronike të vjedhura në Durrës, është vendosur që kompjuteri regjistrues të vendoset në zyrat qëndrore të institucionit.

Pamje kabina te reja telefoni në rrugët e Tiranës, njerëz që përdorin kabinat telefonike./tvklan.al

Gazetar : Eduart Frangaj