Viktor Ymeri alias Viktor Bajraktari dhe vëllezërit Klemend dhe Eldi Çala janë vendosur në regjimin e posaçëm 41Bis në qeli.

Urdhri është dhënë nga ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, i cili ka vendosur që Ymeri dhe vëllezërit Çala të vendosen në regjimin e posaçëm për 1 vit.

Vendimi u mor në bashkëpunim edhe me agjencitë e zbatimit të ligjit si SPAK, SHISH, SHKB, Policia e Shteit dhe DBP.

Vëllezërit Eldi dhe Klement Çala akuzohen për grabitjen e parave në Rinas, ndërsa Viktor Ymeri akuzohet për vrasjen e Vajdin Lames dhe Klodian Saliut. /tvklan.al