E diela përcaktoi titullin në Angli, Francë dhe Holandë disa javë para fundit të kampionatit. Manchester City, Paris Saint Germain dhe PSV Eindhoven u shpallën kampionë.

Në Premier League humbja e Manchester United vendosi matematikisht titullin për rivalin kryesor City kur duhen edhe 5 javë për të luajtur.

Tifozët iu drejtuan stadiumit me një kopje të trofeut në pritje të origjinalit, ndërsa klubi ndryshoi menjëherë veshjen e fasadës ku u shtua edhe mbishkrimi me titullin kampion për herë të pestë.

Disa futbollistë më pas iu bashkuan tifozëve në një pub të qytetit. Paris Saint Germain siguroi trofeun e kampionit në Francë me një fitore të thellë 7 – 1 ndaj Monaco. Ky ishte titulli i pestë radhazi dhe i shtati në historinë e klubit. Në ligën e parë franceze kanë mbetur edhe 5 javë, por Monaco është 17 pikë larg. PSV Eindhoven triumfoi në Holandë duke mundur 3 – 0 kundërshtarin kryesor Ajax. Kjo ndeshje vendosi edhe titullin kampion pasi kur duhet të luhen edhe 3 javë të kampionatit diferenca është 10 pikë. Për PSV është hera e 24, ndërsa i duhet ende të fitojë që të mbërrijë Ajax me 33 tituj kampion.

Tv Klan