Nga Tropoja ku mori pjesë në ceremoninë e vendosjes së shtatores së Azem Hajdarit, lideri i demokratëve, Sali Berisha ka bërë një apel në adresë të shqiptarëve, duke i ftuar të frymëzohen nga shembulli i heroit të demokracisë, përpara rrezikut që sipas tij po I kanoset vendit.

“Nuk mund të mos mohojmë se një vello e zezë ka mbuluar Shqipërinë, dhe kjo vello e zezë është velloja e narkotikëve.  Jemi këtu, më të vendosur se kurrë, të frymëzuar nga Azem Hajdari për t’u ndarë dhe nga kjo e keqe, për t’u ndarë nga çdo e keqe që nuk meritojmë, për të ecur të sigurt drejt hapësirave europiane që ne meritojmë.”

Për kreun e demokratëve, Azem Hajdari shënoi edhe nisjen e epokës së demokracisë.

Basha: “Sa më shumë shkon koha, Azem Hajdari fiton përmasat e një figure politike të papërsëritshme, që afron, që bashkon, që frymëzon me shembullin dhe veprën e tij. Liria fitohet e mbahet me beteja duke shkuar çdo ditë në luftë për të. Se liria është mision për drejtuesit politikë.”

Në ceremoninë e vendosjes së shtatores së Azem Hajdarit ishte e pranishme edhe kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi./Tv Klan