Dy gazetarët e Radio Tiranës, Fadil Kokomani dhe Vangjel Lezho, tashmë do të përkujtohen përmes një pllakate të vendosur për nder të tyre në lulishten e Kryeministrisë.

Në vitin 1979 ata u pushkatuan nga regjimi komunist, pasi kishin vuajtuar 19 vjet në kampet e përqëndrimit për shkak të një letre e cila u vlerësua si tentativë për krijimin e një organizate kundër revolucionare. Fjalët e tyre në letër, ku shprehej shqetësimi se si sistemi kishte mbytur lirinë e shqiptarëve, i kushtuan jetën.

Dy gazetarët e Radio Tiranës nuk kanë një varr, e askush nuk arriti dot ta mësojë se ku prehen eshtrat e tyre, për të patur një vend ku shqiptarët të vendosin lule, u vendos kjo pllakatë pranë Kryeministrisë.

Tv Klan