Paris Saint-Germain dhe Inter do të përballen mes tyre më 31 Maj në Mynih, në finalen e madhe të Champions League.

Dy ekipet do të kërkojnë me çdo kusht triumfin, për të marrë trofeun më të rëndësishëm për klube.

Këtë të Hënë, UEFA ka zbuluar edhe arbitrin kryesor, që do të vendosë drejtësi në finale. Gjykimi i PSG-Inter, i është besuar rumunit Istvan Kovacs. Për 40-vjeçarin kjo është arritja më e madhe në karrierën si arbitër.

Vitin e kaluar, ai vendosi drejtësi në finalen e Europa League, ku Atalanta triumfoi ndaj Bayer Leverkusen, por edhe finalen e Conference League në vitin 2022 mes Romës dhe Feyenoord, në Tiranë.

/tvklan.al