Qeveria e Kosovës ka njoftuar se shumë shpejt do të vendosë reciprocitetin e me Serbinë. Një ditë më parë zëdhënësi i qeverisë, Përparim Kryeziu, tha se reciprociteti do të vendoset shumë shpejt, por nuk dha një datë se kur do të merret ky vendim.
Kryeziu në një konferencë për media u shpreh sot se reciprociteti as nuk është një vendim i panjohur për Lëvizjen Vetëvendosje, pasi dhe më herët e ka deklaruar një gjë të tillë.
“Ai është parim themelor i marrëdhënieve mes shteteve dhe buron nga sovraniteti i shtetit dhe këtë askush nuk mund ta kontestojë. Ne jemi të interesuar për marrëdhënie dhe trajtim të barabartë dhe barazi mes shteteve”, tha ai.
Më tej zëdhënësi i qeverisë Kurti u shpreh se askush nuk duhet të ndihet i kërcënuar nga vendosja e reciprocitetit.
Albin Kurti dhe para se të merrte drejtimin e qeverisë së Kosovës ka qenë pro vendosjes së reciprocitetit me Serbinë./tvklan.al