Opinioni i Venecias më 11 Tetor

Opinioni i Venecias më 11 Tetor

12:13 11/09/2019

Ekspertët mbyllin takimet me palët politike

Opinioni i Komisionit të Venecias lidhur me nismën e maxhorancës për shkarkimin e kreut të shtetit do të bëhet publik në datën 11 Tetor.

Një nga ekspertët e këtij delegacionit përpara takimin me anëtarët e Komisionit Hetimor në kryesinë e Kuvendit që ishte dhe i fundit në axhendën dy ditore të vizitore në Tiranë deklaroi se e kanë të qartë idenë nëse Meta e ka shkelur apo jo Kushtetutën me dekretin e anulimit të zgjedhjeve, por opinion do të jetë gati fiks një muaj më vonë.

“E kemi një ide të qartë, nëse e ka shkelur Presidenti Kushtetutën. Të gjitha takimet kanë qenë produktive, pasi morëm një informacion për të krijuar opinionin që do të dalë në 11 Tetor“, tha drejtues i delegacionit të Komisionit të Venecias, Kaarlo Tuori.

Pritet që Komisioni Hetimor që po shqyrton legjitimitetin e dekretit të Metës të kërkoi një shtyrje të mandatit. Puna e tij është parashikuar të mbyllet në datën 8 Tetor.

Por kreu i këtij Komisioni, Ulsi Manja, ka deklaruar se nuk do ta hartojnë raportin final nëse nuk do të jetë publikuar opinioni i Komisionit të Venecias, që vlerësohet si shumë i rëndësishëm për këtë hetim parlamentar.

Tv Klan

Të ngjashme