PD: Rekomandimet duhet te reflektohen nga Parlamenti

Shqetësimet për formulën e koalicioneve me listë të përbashkët kandidatësh, opozita ia përcolli komisionit të Venecias në takimin online ekspertët.

Përpjekja e PS për të ndryshuar mekanizmin e mbledhjes së votave nëpërmjet partive dhe koalicioneve që të ndikojë në rezultatin e zgjedhjet dënohet nga OSBE sepse është ndryshim rregullash”.

Në datën 10 dhjetor, ekspertët e Venecias pritet të japin opinionin përfundimtar për Kodin Elektoral dhe Bylybashi thotë se rekomandimet duhet të reflektohen nga parlamenti që në këto zgjedhje, ndryshe nga sa pretendon Kryeministri Rama.

Janë 100% të realizueshme brenda afatit të regjistrimit të partive politike. Deri në 17 shkurt asnjë nga ndryshimet e njëashme të 5 Tetorit nuk ndikon, kanë zero impakt”.

Ajo që e shqetëson thotë se është mos kalimi ende në parlament i disa prej ligjeve që duhet të amendoheshin pas ndryshimeve të bëra në Kodin Elektoral, mes të cilave edhe ai për organizimin dhe funksionimin e prokurorisë.

“Nëse Parlamenti bllokon këto ndryshime kemi shkeljen e marrëveshja së 5 Qershorit”.

Ndryshimet e miratuara në 5 tetor në kodin zgjedhor u dërguan për opinion ne Venecia nga presidenti Meta. Dy janë çështjet më të rëndësishme për të cilat kreu i shtetit fton ekspertët të japin mendimet e tyre sa i përket formulës së koalicioneve me listë të përbashkët dhe ndryshimeve sipas tij të njëanshme të bëra nga parlamenti 6 muaj përpara zgjedhjeve.

Tv Klan