Venera Lumani: Kjo kohë na ka bërë shumë mirë



Venera Lumani: Kjo kohë na ka bërë shumë mirë

21:40 30/03/2020

Në një lidhje në Skype në programin “Rudina”, në TV Klan ishte çifti mjaft i njohur i showbizit, Venera Lumani dhe Lind Islami. Në lidhje me vetëizolimin në shtëpi si një nga masat e marra për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të virusit, Lindi shprehet se dy javët e para ishin shumë mirë sepse gjithkush ka nevojë për pak pushim nga puna, por kohët e fundit kjo situatë është bërë e mërzitshme.

Lind Islami: Po i kalojmë mirë, në përgjithësi po i kalojmë mirë. Mund të them se dy javët e para ishin shumë të mirëseardhura për ne, kush nuk do donte të kalonte dy javë në shtëpi ta rimarrë veten pas punës, me pushim të mirë me të gjitha. Tani ka filluar të bëhet e mërzitshme mund të themi. Por që me pak durim do e kalojmë patjetër.

Nga ana tjetër, Venera shprehet se janë munduar të bëjnë një plan për çdo ditë dhe kjo kohë ka qenë mjaft produktive për ta sepse kanë kompozuar shumë këngë.

Venera Lumani: Jemi munduar të bëjmë një program për ditën sepse është shumë e vështirë, domethënë që të mbash edhe linjat në rregull gjatë kësaj kohe. Kemi bërë një plan, zgjohemi në mëngjes mundohemi mos flemë më shumë sesa duhet. Kjo kohë na ka bërë shumë mirë sepse kemi kompozuar shumë këngë dhe është një kohë shumë produktive për neve. Kështu që dy libra më shumë, ca filma më shumë./tvklan.al




Të ngjashme