Venezia foli: E ha Meta, s’e ha Meta?

Venezia foli: E ha Meta, s’e ha Meta?

22:39 27/09/2019

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, i tejkaloi kompetencat e tij kushtetuese kur vendosi fillimisht të anulojë zgjedhjet e 30 Qershorit e më pas t’i shtyjë ato. Ky është konkluzioni i Komisionit të Venecias në opinion paraprak që i ka dorëzuar këtë të premte Kuvendit dhe Presidencës, pas kërkesës që Parlamenti i dërgoi për të shprehur mendimin mbi kompetencat e kreut të shtetit, pas fillimit të procedurave për shkarkimin e tij.

Pikërisht për të diskutuar lidhur me këtë raport, drejtuesi i “Zonë e Lirë”, Arian Çani kishte ftuar në studio gazetarin Robert Rakipllari dhe teologun Arjan Curi. Të dy të ftuarit analizuan raportin dhe shprehën pikëpamjet e tyre lidhur me të.

“Ky raport ndan mirë dy gjëra, se Presidenti Meta mund të anulojë datat e zgjedhjeve, por nuk ishte ky rasti, thonë ata, sepse nuk ishim para një gjendje të jashtëzakonshme. Dhe një tjetër thyerje turinjsh ndaj mazhorancës, kur thotë se nuk e dimë si do t’i shërbejë unitetit të Shqipërisë ky shkarkim. Nga ky raport nuk e ha Meta. Në gjithë këtë histori duhet të pritet një kokë. Ose pritet koka e Metës dhe qëndrojnë zgjedhjet ose bien zgjedhjet dhe qëndron Meta. Të dyja nuk mund të qëndrojnë”, tha Curi.

“Sigurisht që nuk e ha. Ky raport i jep mundësi mazhorancës që të legjitimojë zgjedhjet. Komisioni i Venecias thotë që anulimi i datës së zgjedhjeve është tejkalim kushtetues. Logjika e raportit ishte kjo: Presidenti e ka tejkaluar Kushtetutën, në asnjë vend nuk thoshte që ishte shkelje e Kushtetutës. Ai thoshte se ka tejkaluar kompetencat e tij kushtetuese. E thoshte qartazi që shkelja nuk është e rëndë për të nisur shkarkimin. Pavarësisht raportit Meta-mazhorancë, ky raport i jep një mundësi mazhorancës për legjitimimin e zgjedhjeve lokale. Mazhoranca ka dashur të legjitimojë zgjedhjet lokale. Venecia i ka rrëzuar Metës anulimin e zgjedhjeve, por jo që të niset një procedurë shkarkimi për të. Meta me këtë raport nuk e ha”, tha Rakipllari./tvklan.al




UKT
Grupi
LAJMET

Të ngjashme


UKT
Grupi