Këngëtarja ka spikatur për faqet e skuqura duke krijuar edhe një trend që rezistoi përgjatë gjithë vitit. Por në 2025-ën, do të kemi një qasje më minimaliste ndaj këtij produkti makijazhi.

Yje si Gracie Abrams dhe Zoe Saldaña janë shfaqur së fundmi me ngjyrim më natyral sesa faqet e skuqura. Sipas parashikimeve të grimierit Bruce Gayson i cili ka fituar edhe çmim Emmy, shumë të famshëm do të preferojnë nuancat si bojëra uji.

Mos u keqkuptoni:”Blush”-i  është ende në modë, thjesht do të duket pak më ndryshe. Mësoni teknikën e bojërave të ujit që të jeni disa hapa përpara të tjerëve.

Lëkura e mëndafshtë dhe me shkëlqim duke i shtuar pak ngjyrim faqeve që duket sikur ‘shkrin’ jep një efekt shumë natyral. Nuancat e terrakotës së lehtë, rozës apo pjeshkës funksionojnë shumë mirë për të gjitha tonet e lëkurës.

Termi “bojëra uji” mund t’ju trembë paksa, por nuk ju nevojiten aftësitë e Pikasos për ta realizuar këtë “blush”.

Përdorni kurrizin e dorës apo një paletë që të zbehni nuancën e produktit. Me një furçë të  rrumbullakët, bëni disa lëvizje të shpejta duke e shpërndarë ngjyrën lehtësisht drejt tëmthave, rreth syrit dhe shpërndajeni mirë drejt fundit të vetullës.

Kaq ishte!/tvklan.al