Një 45-vjeçar është shpallur në kërkim nga autoritetet policore në Tiranë, pasi akuzohet se ka kryer veprime të turpshme me një fëmijë.

Në një njoftim të shkurtër për mediat, Policia e Tiranës thotë se “më datë 01.02.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit S. K., 45 vjeç, sepse në rrugën “3 Dëshmorët”,  ka kryer veprime të turpshme me një shtetas të mitur”.

Për ngjarjen nuk jepen detaje të mëtejshme./tvklan.al