Në Dhomën e Përfaqësuesve në Kongresin Amerikan ka nisur një debat i fuqishëm pas kërkesës së demokratëve për të shkarkuar Donald Trump nga posti i Presidentit.

Kjo iniciativë e tyre është mbështetur edhe në radhët e republikanëve. Disa prej tyre kanë deklaruar se do ta miratojnë atë. I tillë është edhe Dan Newhouse. Ai ka shpjeguar se do të votojë në favor të shkarkimit duke thënë se nuk ka asnjë justifikim për veprimet e Presidentit Trump.

“Të tjerët, duke përfshirë veten, jemi përgjegjës që nuk dolëm më herët përpara se Presidenti të keqinformonte dhe të nxiste një lëvizje të dhunshme”, deklaroi ai.

Newhouse tha se Trump nuk veproi që të ndalonte kryengritjen që ndodhi në Capitol më 6 Janar.

“Nuk ka justifikim për veprimet e Presidentit Trump. Presidenti bëri betimin për të mbrojtur Kushtetutën kundër armiqve, të huaj dhe të brendshëm. Javën e kaluar, pati një kërcënim të brendshëm në dyert e Capitol-it dhe ai nuk bëri asgjë që ta ndalonte. Kjo është arsyeja pse me një zemër të rënduar dhe logjikë të qartë do ë votoj po në tre nenet e shkarkimit”, tha ai.

Demokratët e akuzojnë Trump për shkelje të Kushtetutës duke nxitur kryengritje në sulmin e 6 Janarit të mbështetësve të tij ndaj Kongresit. Deri më tani janë të paktën 6 republikanë që janë kthyer kundër Presidentit Donald Trump./tvklan.al