Veprimi i rrezikshëm i turistit, del nga makina të filmojë luanin (Video)

Veprimi i rrezikshëm i turistit, del nga makina të filmojë luanin (Video)

11:44 09/10/2019

Një veprim i pakujdesshëm i një turisti mund të kishte përfunduar në tragjedi. Gjatë turit në Parkun Kombëtar Kruger në Afrikën e Jugut, dy luanë po kalonin në rrugë ndërsa turistët brenda automjeteve po i fotografonin.

Atë çast, njëri prej tyre del nga mjeti, një veprim totalisht i pakujdesshëm, për t’i bërë foto nga afër. Ai qëndroi në këmbë për disa sekonda, deri sa përpara tij ndaloi një makinë dhe shoferi e udhëzoi që të futej brenda automjetit pasi ishte e rrezikshme të qëndronte jashtë.

Vizitorët në Parkun Kombëtar Kruger nuk lejohet që të dalin nga automjetet dhe të filmojnë kafshët, për arsye sigurie. Ky park është nga më të mëdhenjtë në Afrikën e Jugut, ku gjenden luanë, leopardë, rinocerontë, elefantë, buall, si dhe qindra gjitarë të tjerë e zogj të shumtë. /tvklan.al

Delta
LAJMET

Të ngjashme

AZHBR
UKT
UKT
Doktori