

Veprimi i turpshëm i udhëtarit në aeroplan
Një veprim aspak etik ka lënë të shokuar udhëtarët e një linje ajrore. Një pasagjer që ndodhej në aeroplan ka publikuar në Instagram fotografinë e qytetarit që ka vendosur çorapet në dritaren e avionit për t’u tharë në diell.
Foton e ka shoqëruar me një titull sarkastik. “Duke tharë rrobat për t’u përgatitur në udhëtimin drejt Los Angelos këtë fundjavë”. Shumë përdorues të rrjeteve sociale janë shokuar nga ky veprim i udhëtarit që ka nxjerrë çorapet në dritaren e aeroplanit.
“Çfarë nuk shkon me këta njerëz”, ka komentuar një qytetar.
Disa të tjerë e morën këtë situatë me sportivitet.
“Më mirë që i ka vendosur në dritare se sa tek ajrimi i kondicionuar”, shkruajti një tjetër.
Më shumë se 5 mijë pëlqime ka marrë kjo fotografi nga momenti i publikimit. Megjithatë, nuk është hera e parë që gjatë fluturimeve me aeroplan ndodhin situata të pakëndshme. /tvklan.al
