Një studim i ri i kryer së fundmi paralajmëron se edhe një sasi e vogël e alkoolit mund të ketë një ndikim negativ në shëndet.

Sipas studimit, vetëm gjysma e një gote verë ose një shishe e vogël birre në ditë mund të çojë në sindromën metabolike, që është një kombinim i mbipeshës, diabetit dhe presionit të lartë të gjakut.

Studiuesit shprehen se nuk ka një nivel të sigurt të pirjes së alkoolit.

Nga gjetjet e studimit rezulton se konsumimi i dy gotave verë ose një gote birrë rrit me 22% mundësinë për t’u prekur nga mbipesha dhe me 25% shanset për t’u prekur nga sindroma metabolike.

Studiuesit shtuan se konsumimi i më shumë se gjysmë pije alkoolike në ditë shoqërohet me një rrezik në rritje të mbipeshës dhe sindromës metabolike, si te burrat ashtu edhe te gratë dhe rreziku rritet në përpjesëtim me sasinë e alkoolit që konsumohet. /tvklan.al