Vera e kuqe është një ilaç

Vera e kuqe është një ilaç

09:20 06/09/2019

Vera e kuqe i bën mirë shëndetit gastrointestinal. Pija alkoolike që prej antikitetit është cilësuar si ilaç për organizmin e njeriut, kur konsumohet në sasi të moderuar.

Së fundmi një studim i universitetit Kings College në Londër i publikuar në revistën shkencore Gastroenterologjia, vë në pah se vera e kuqe, rrit varietetin e baktereve që popullojnë zorrën,pra mikrobiomën dhe ndihmon në uljen e nivelit të obezitetit dhe kolesterolit të keq.

Sipas studiuesve, edhe një gotë çdo 15 ditë sjell efekte pozitive për këtë pjesë të organizmit, efekt të cilin nuk e sjell vera e bardhë, birra apo pije alkoolike të tjera.

Kërkimi është shtrirë mbi tre grupe të ndryshme prej rreth 3000 personash nga Mbretëria e Bashkuar, Holanda dhe SHBA dhe rezulton se mikrobioma e atyre që konsumojnë verë të kuqe është pothuajse e njëjtë. Mendohet se arsyeja që fshihet pas verës së kuqe janë disa substanca  mbrojtëse që sjellin benefite për organizmin, ndër to edhe molekula antioxidante.

Gjatë këtij studimi dolën në pah edhe efektet e tjera positive që lidhen me kolesterolin e mire dhe ndikimet në uljen e obezitetit tek njeriu.

Klan Plus

Të ngjashme