Vera e kuqe mund të ndihmojë në mbajtjen e dhëmbëve të shëndetshëm. Në studimet e fundit theksohet se polifenolet me të cilat është e përbërë pija alkoolike ndihmojnë në eliminimin e baktereve që gjenden në gojë.

Pas krahasimit të përbërjes kimike të rrushit dhe verës së prodhuar, studiuesit arritën në përfundimin se ekstraktet e tyre ulin mundësinë e baktereve për t’u ngjitur pas dhëmbëve. Rrjedhimisht  efektiviteti i tyre u pa në ruajtjen e mishrave dhe smaltit. 

Megjithatë për ekspertët kjo nuk do të thotë se duhet ta teprojmë me konsumin e pijes së verës së kuqe.

Klan Plus