Gazetarja Flora Xhemani u ka sugjeruar të gjithë shqiptarëve të kalojnë pushimet brenda vendit këtë verë, duke nënvizuar se alternativat janë të shumta si në det, ashtu edhe sa i përket natyrës dhe turizmit kulturor.

Rudina: Kështuqë ti sugjeron jo vetëm detin sivjet?

Flora Xhemani: Absolutisht jo. Unë sugjeroj fort madje që njerëzit t’i kthehen natyrës, fshatit, agroturizmit dhe bujtinave shqiptare, sepse janë biznese të vogla familjare që jetojnë vetëm me këtë lloj aktiviteti dhe po nuk i vizituat, qoftë edhe gjatë fundjavave, ato janë të destinuara të vdesin, pra të falimentojnë.

Rudina: Plus që nuk është torturë frekuentimi i tyre, përkundrazi është një kënaqësi e madhe sepse ofrojnë gjëra fantastike.

Flora Xhemani: Absolutisht, janë edhe të lira në krahasim me pushimet në bregdet, i cili sado që të ketë skonto do kushtojë. Megjithatë, për sa i përket bregdetit unë do të thoja, nëse nuk ju pëlqen Durrësi, ku ka fluks dhe ke ende frikë, ke Kallmin afër, ke plazhin e Shën Pjetrit. Nuk të pëlqen fluksi në Velipojë? Ke afër plazhin e Rrjollit. Nuk të pëlqen Shëngjini? Ke afër plazhin e Kunes. Nëse nuk do Himarën, Dhërmiun, ke Qeparoin, ke Borshin që janë plazhe me hapësira të bollshme, të cilat ti mund t’i frekuentosh si të duash. E rëndësishme është që të frekuentoni Shqipërinë.

Ndërsa për të gjithë ata që presin të shkojnë me pushime jashtë vendit, Sava Bardhi tha se Turqia po përgatitet, rreth 15 Qershorit pret turistët.

/tvklan.al