Shumë vendpushime dimërore në Malin e Zi dhe Slloveni po vuajnë nga mungesa e turistëve

Moti i ngrohtë dhe mungesa e borës po dëmton vendpushimet dimërore në pjesë të Evropës Qendrore dhe Ballkanit.

Në vendpushimin Kranjska Gora të Sllovenisë, pjesa më e madhe e malit është borë ndërsa ajo sasi e vogël që ndodhet rrezikon të shkrijë për shkak të motit të ngrohtë.

“Epo, ka pak borë sipër në male, kështu që fëmijët vendosën të shfrytëzojnë sa më shumë këtë mundësi për të ecur në dëborë. Fatkeqësiht, nuk ka borë të mjaftueshme që ne të shkojmë të bëjmë ski, por gjithsesi është mirë, çfarë mund të bëjmë, nuk e kontrollojmë dot motin.”

Edhe vendpushimi tjetër dimëror në Malin e Zi në Zabljak po pëson të njëjtin fat. Bizneset këtu pranë janë të shqetësuar për mungesën e borës e cila po i mban vizitorët larg.

“Fatkeqësisht, nuk kemi pasur asnjë ditë ku turistët mund të kenë bërë ski këtë dimër deri në këtë pikë të sezonit. 22 dhjetori shënoi fillimin e sezonit dimëror, por jo sezonin e skive. Ju mund të shihni se nuk ka borë të mjaftueshme që ne të organizojmë sporte dimërore në malin Durmitor këtë sezon.”

Klan News