Veri-lindja e SHBA është duke u përgatitur për atë që mund të jetë stuhia më e rëndësishme e sezonit, e cila është parashikuar të sjellë një dëborë të trashë dhe ajër të ftohtë.

Janë anuluar më shumë se 2700 fluturime para stuhisë. New Yorku, Bostoni dhe Filadelfia kanë mbyllur shkollat e tyre publike dhe kanë deklaruar emergjenca të dëborës, të cilat ndikojnë në shërbimet e qytetit dhe parkingun. Të gjitha zyrat shtetërore në New Jersey janë mbyllur.

Meteorologu Pedram Javaheri, tha për “CNN” se më shumë se 60 milionë njerëz do të përballojnë këtë mot të ftohtë dimri.

Paralajmërimet për stuhinë e dimrit janë shtrirë që nga Pensilvania, New Yorku, New Jersey, Massachusetts, si dhe shtetet e Anglisë së re./tvklan.al