Pasi KQZ-ja i çoi emrin për verifikim të Tom Doshit, Prokuroria e Përgjithshme ka nisur nga puna. Klan News mëson se sektori i Dekriminalizimit i ka kërkuar informacion Ambasadës Amerikane mbi faktet e bëra publike për Tom Doshin.

Kujtojmë që ambasadorja Yuri Kim herë pas here ka bërë thirrje nëpërmjet postimeve në rrjetet sociale që Tom Doshi të mos të lihet të garojë në zgjedhjet e 25 Prillit. Ajo ka kujtuar shpalljen “non grata” të tij, ka kërkuar lista të pastra dhe është shprehur më herët se “shqiptarët meritojnë më shumë”.

Por pavarësisht thirrjeve të ambasadores, Tom Doshi vendosi të kandidojë dhe çoi emrin e tij në listat e PSD-së, partisë që ai drejton. Në këtë moment, Kim u shpreh se ka marrë garancitë si nga PD-ja, ashtu edhe nga kryeministri Edi Rama se Doshi nuk do të jetë pjesë e ndonjë qeverie që ai mund të drejtojë.

Emri i Tom Doshit është mes 28 kandidatëve të tjerë, emrat e të cilëve janë dërguar në prokurori për verifikim të thelluar./tvklan.al