Temperaturat arrijnë nivele rekord që sipas ekspertëve nuk është parë ndonjëherë për këtë muaj

Banorët në verilindje të SHBA-së po përballen me një valë të të nxehtit që sipas meterologëve nuk është parë ndonjëherë për këtë muaj.

Nga Hartford, Connecticut në Boston, Massachusetts, familjet i çuan fëmijët e tyre në parqe ujore të hapura, ndërsa të tjerët u rreshtuan në kamionë akulloresh për t’u freskuar.

Një valë nxehtësie mbuloi një pjesë të gjerë të Shteteve të Bashkuara Lindore gjatë fundjavës, duke i çuar temperaturat në Nju Jork dhe Boston afër niveleve rekord, sipas Shërbimit Kombëtar të Motit.

“Është shumë lagështi. Është sikur po si 100 gradë. Unë dua që fëmijët e mi të jenë këtu që të mund të argëtohen në parkun ujor. Kisha shishet e mia me ujë dhe i vendosja ato  në kokën time vetëm për ta qetësuar. Është shumë vapë sidomos për këtë muaj”, shprehet banori.

Një valë nxehtësie mbuloi një pjesë të gjerë të Shteteve të Bashkuara Lindore gjatë kësaj fundjave, ku temperaturat në Nju Jork arritën afër niveleve rekord. Shumë njujorkezë u mblodhën në plazhin e Rockaëay Park teksa u përpoqën të mposhtnin të nxehtin.

Parashikuesit thanë se temperaturat mund të arrijnë nivele të tjera rekord. Sipas meterologëve, pjesa verilindore e SHBA-së po preket nga një mot i nxehtë si ato të viteve 60-70.

Klan News