Verilindja sot është zbardhur nga bora. Reshjet e borës kanë nisur rreth orës 2 pas mesnate. Ndonëse me intensitet të ulët trashësia e borës ka arritur në 10 cm. Të gjitha rrugët nacionale janë të kalueshme dhe pa probleme.

Energjia elektrike nuk ka munguar. Edhe Rruga e Kombit është tërësisht e kalueshme ndërsa policia rrugore ka zhvilluar kontrolle për pajisjet dimërore të mjeteve që qarkullojnë në rrugën e Kombit kryesisht ato të transportit të rëndë. /abcnews.al