Do martohet si kampion Europe, testi anti-covid  detyrues për në ceremoni

Pas triumfit në Europian, Marko Verrati është gati të nis një tjetër kapitull në jetën e tij. Mesfushori i  kombëtares italiane do i japë fund beqarisë.

Shtatë muaj pas propozimit për martesë në shkretëtirën marokene, mesfushori i të kaltërve dhe PSG do të martohet me bukuroshen franceze, Xhesika Aidi. Modelja e të njëjtës moshë me futbollistin duket se ka revolucionarizuar jetën e Verratit.

Ceremonia martesore do të zhvillohet në kryeqytetin francez, Paris, teksa klubi nënkampion ka vendosur një kusht për organizimin e saj.

Të gjithë pjesëmarrësit do të jenë pjesë e saj vetëm me një test të koronavirusit për të shmangur kështu infektimin për herë të tretë të 28-vjeçarit.

Klan News