Në pasarelë parakaluan një sërë modelesh të njohura

Yje të njohur të showbizz-it ishin të pranishëm në sfilatën e markës luksoze Versace e cila prezantoi koleksionin e saj vjeshtë/dimër 2023 në Los Angelos.

Ajo që hapi pasarelën ishte 27-vjeçarja Gigi Hadid e veshur me një fund të zi dhe xhaketë. Në pasarelë parakaluan gjithashtu një mori modelesh të njohura si Kendall Jenner, Naomi Campbell, Irina Shayk dhe Emily Ratajkowski.

Në koleksion u shfaq shumë ngjyra e zezë, së bashku me ngjyrën portokalli dhe rozë.
Veshjet shpesh ishin të shkurtra, të bëra prej mëndafshi dhe të shoqëruara me doreza të gjata ndërsa nuk munguan pantallonat xhins.

Dominuan edhe xhaketat me tegela dhe ato me material lëkure. Sfilata, e cila vjen pak ditë përpara ndarjes së çmimeve Oscar, u ndoq nga një sërë figurash të njohura duke përfshirë këngëtarët Dua Lipa, Cher dhe Elton John.

Aktorët Anne Hathaway dhe Channing Tatum mund të shiheshin duke brohoritur teksa në fund të pasarelës u shfaq stilistja e njohur Donatella Versace.

Klan News