Piloti i Red Bull ishte i pagabueshëm gjatë garës dhe fitoi duelin me Hamilton, që doli i dyti

Maks Verstappen fitoi Çmimin e Madh të Stirias. Ai bëri një garë pa gabime, të cilën e dominoi. Holandezi e çoi në 18 pikë diferencën me rivalin e tij Luis Hamilton në garën për titullin kampion.

Piloti britanik i Mercedesit e nisi garën i dyti dhe përfundoi po i dyti. Për pilotin e Red Bullit kjo ishte një ditë perfekte. Ai dominoi çdo xhiro, madje krijoi edhe një distancë me rivalin e Mercedesit, që ishte e vështirë për t’u rikuperuar.

Në fund të garës, avantazhi i Verstappen ishte 35.7 sekonda. Në vend të tretë doli Valtteri Bottas, 11.5 sekonda pas shokut të skuiadrës “Mercedes”, Hamilton.

Serxhio Perez i Red Bullit e përfundoi i katërti garën, ndërsa Lando Norris me McLaren-in e tij, i pesti.  Kjo është fitorja e tretë e Verstappen në këtë pistë, e katërta e sezonit dhe e dyta radhazi.

Klan News