Piloti i Red Bull parashikon një garë të fortë me Hamilton, asnjëherë nuk ka fituar në Austin

Maks Vershtapen ka dalë i katërti, i treti dhe i dyti në pistën e Amerikave në të shkuarën, por piloti holandez në garën e fundjavës si synim ka vetëm vendin e parë në Çmimin e Madh të SHBA-së.

Gara me rivalin Ljuis Hamilton vazhdon që të jetë shumë e fortë, ndërsa diferenca mes të dyve në renditje është vetëm 6 pikë me pilotin e Red Bullit që kryeson.

Britaniku ka dominuar në këtë pistë, duke fituar 5 nga 8 gara të zhvilluara këtu.

Por edhe Vershtappen ka performuar mjaft mirë dhe ai beson se do të dalë i pari në fundjavë.

 “Ne gjithnjë kemi qenë konkurrues në SHBA dhe i jemi afruar rezultateve të mira. Kështu që tani, këtë duhet ta kthejmë në fitore. Në çdo pistë ne garojmë për podium, por edhe për një fitore, e kjo ndryshon nga e kaluara.

Gjithnjë përpiqemi ta fitojmë garën e kjo do të ndodhë edhe në Austin. Do jetë luftë e fortë me Hemiltonin e mezi sa po pres”.

Piloti holandez beson se pas garës në Austin, ai do ta mbajë sërish kryesimin në renditjen e pilotëve. /tvklan.al