Shkaku i rrëzimit të avionit të “Ethiopian Airlines”me 157 persona, është i njëjtë me atë të Lion Air, në Indonezi në muajin Tetor, ku humbën jetën 189 persona. Në këtë përfundim dolën hetuesit etiopianë pas analizimit paraprak të njërës prej kutive të zeza.

Ndonëse autoritetet vendase nuk dhanë detaje për defektin që rrëzoi avionin, dyshohet se tragjedia erdhi pas informacioneve të pasakta sa i përket lartësisë. Në të dy rastet e tragjedive ajrore avioni ishte i të njëjtit model, Boeing 737 Max 8.

Agjencia Europiane e Aviacionit urdhëroi pezullimin e fluturimit të këtij modeli në Europë. Të njëjtin vendim e mori edhe Shqipëria, ndërsa më pas edhe vetë Boeing ndaloi fluturimin e 737 Max 8 dhe 9 deri në qartësimin e situatës.

Tv Klan