Këngëtarja e njohur nga Kosova, Vesa Luma dhe reperi shqiptar, Big Basta, janë bërë prindër për herë të parë, pasi ditën e djeshme ka ardhur në jetë djali i tyre i vogël, Lian.

Ka qenë vetë reperi, i cili ka ndarë një foto, ku mban dorën e vogëlushit në profilin e tij në Instagram dhe ka lajmëruar të gjithë fansat dhe ndjekësit e tij për ardhjen në jetë të të birit.

“Sot, jo vetëm familja jote, por e gjithë bota gëzon, sepse një njeri i mirë erdhi në jetë! Princi jonë, shoku jonë, vëllai jonë, djali jonë!”,

shkruan Big-u, duke shprehur dashurinë e tij pakufij ndaj të birit./tvklan.al