Këngëtarja e njohur Vesa Luma, prej një kohe të gjatë i ka munguar publikut me produksionet e saj muzikore. Ajo së bashku me bashkëshortin e saj, Big Basta dhe djalin e tyre janë zhvendosur në Zelandën e Re.

Së fundmi, ajo i është përgjigjur pyetjeve të ndjekësve në instagram, ku edhe ka zbuluar mjaft detaje interesante.

Ajo u shpreh se është duke punuar në disa këngë të reja dhe njërën prej tyre e ka 100% gati.

Por surpriza më e bukur është fakti se ajo dhe Big Basta do të vijnë në një bashkëpunim së bashku.

Këtë këngë që na keni kërkuar aq gjatë, në në fund e kemi gati! Se nuk i harrojmë premtimet”./tvklan.al