Veseli flet nga Shqipëria: Shtetësia dhe territori i Kosovës, të panegociueshme

Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli dhe zv/Kryeministri i Kosovës Fatmir Limaj ndodhen në Shqipëri për vizitë zyrtare, për t’u konsultuar me aktorët politikë shqiptarë të mazhorancës dhe opozitës për fazën finale të dialogut Kosovë-Serbi.

Gjatë një konference për shtyp me homologun e tij Gramoz Ruçi, Veseli theksoi se të mazhoranca dhe opozita në Kosovë duhet të jenë së bashku në këtë fazë të dialogut me Serbinë. Ai theksoi se shtetësia dhe territori i Kosovës janë të panegociueshme.

“Kosova është vend i pavarur dhe sovran që promovon në mënyrë të shkëlqyer të drejtat e minoritetit. Jemi duke shkuar me vendosmëri në procesin final të dialogut që Kosova të marrë vendin e vet në OKB. Jemi krenar që kemi partner si SHBA, partner i përjetshëm i shtetit, jemi krenar që jemi në anën e vendeve perëndimore. Nuk ka opsion tjetër, ajo që dëmton më së shumti Kosovën është mungesa e unitetit. Është momenti të mendojmë për këtë gjeneratrë dhe të ardhshme.

As nuk mundet Vuçiç të dëmtojë sovranitetin tonë me ardhjen e tij në Kosovë. Asnjë deklaratë nuk e dëmton Kosovën më shumë se mungesa e unitetit. Që nesër të jenë bashkë pozita dhe opozita, ne e kemi propozuar Limaj si udhëheqës të ekipit negociator në këtë finale të dialogut. Kuvendi do të jetë vendi ku do ndërtohet platforma jonë nacionale. Shtetësia jonë është e panegociueshme për aq sa është territori“, u shpreh kryeparlamentari kosovar Kadri Veseli.

Kurse kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi deklaroi se Shqipëria po ndjek me vëmendje zhvillimet nga dialogu Kosovë-Serbi dhe i bën apel për unitet forcave politike në Prishtinë.

Ne po ndjekim me vëmendje maksimale zhvillimet e fundit dhe përfshirjen e të gjithë palëve në procesin e dialogut. Edhe diskutimet në këtë fazë dialogu duhet të konfirmojnë arritjen e një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme.

Apeli dhe mesazhi im është që aktorët politikë në Kosovë duhet të jenë unike, në unitet qëndrimi dhe veprimi, pasi ka shumë çështje që i ndajmë për luftën për pushtet, por këtu bëhet fjala për shtetin dhe stabilitetin e rajonit”, theksoi Ruçi. /tvklan.al

Kategori
Lajmet KryesorePolitikaTe funditTë gjitha
0 Komente

Përgjigju

*

*