Kreu i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, me rastin e 85 vjetorit të vrasjes së heroit Hasan Prishtina, kërkon që eshtrat e tij të rivarrosen në Kosovë.

Në një postim në rrjetet sociale Veseli lajmëron së i është drejtuar me një letër autoriteteve shqiptare që eshtrat e Hasan Prishtinës që ndodhën në Kukës të varrosen me ceremoni shtetërore, afër vendit ku janë varrosur ish-Presidenti Ibrahim Rugova, dhe simboli i rezistencës Adem Demaçi.

Hasan Prishtina, është heroi i madh i Pavarësisë së Shqipërisë dhe themelues i Lëvizjes Kombëtare për çlirimin e Kosovës e cila nuk i harron bijtë e vet, heronjtë e saj. “Ata, si gjithmonë, kthehen të fundit nga betejat”, shkruan Veseli.

Por të kontaktuar asnjë nga institucionet shqiptare si ministria e Kulturës, ajo e Jashtme apo komisioni shtetëror për Vitin Mbarëkombëtar të Skënderbeut thonë se ende nuk kane një kërkesë zyrtare nga kryeparlamentari i Kosovës.

Tv Klan