Kryetari i ri i zgjedhur i PDK-së, Kadri Veseli në fjalimin  e tij në Konventën e PDK-së ka thënë se, zhvillimi ekonomik po pengohet nga korrupsioni.

Ai gjithashtu ka thënë se populli është lodhur nga politika me gjuhën e urrejtes , por ka bërë thirje që qytetarët të mos heqin dorë nga ëndrra për të ardhmen, njofton Klan Kosova.

“Nuk ke se si të mos lodhesh nga një politikë që ka gjuhë urrejtje. E kjo garanton vetëm varfëri dhe shkatërrim”.

“Mos e lini politkën, mos hiqni dorë nga ëndrra juaj për të ardhmen, mos u largoni nga atdheu. Ejani ta bëjmë Kosovën anëtare të BE-së dhe NATO-së”./tvklan.al