Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka zgjedhur seancën e sotme të jashtëzakonshme të Kuvendit ku po flitet për mbrojtjen e vlerave të luftës së UÇK-së për të ndarë një tregim nga kjo kohë.

7 prill 1999, kur mijëra trupa serbe kishin mësyrë Kosovën, në një pjesë përkatësisht në Drenicë, brigada elite e UÇK-së fillonte luftimet në grykat e maleve aty ku ishin qindra ushtarë të plagosur, dhmbje ishte e rëndë por Drenica nuk po dorëzohej ashtu si e tërë Kosova”.

“Në mbrëmje të gjendur në një perimetër rrethimi të hekurt, u bashkuam në fshatin Bajincë me bashkëluftëtarët e tjerë dhe morëm lajmin e hidhur se ishin  tre luftëtarë të rënë nga Brigada 111, në atë kohë deri në përfundimin e luftës përballeshim me situata të tilla”.

“Më pas u nisëm drejt Obrisë për të varrosur atë natë luftëtarët e rënë, nuk mund të përdornim drita dhe asgjë elektrike, varrimi bëhej në terr absolut derisa largësia nuk ishte më shumë se perimetri i revoles, trupat e pajetë shtriheshin në një dhomë të një shtëpie të braktisur derisa rreth tyre ishin ushtarët e mërzitur”.

Veseli në këtë rrëfim emocionues në Kuvendin e Kosovës ka thënë se në momentet kur bëheshin gati të varrosnin trupat e pajetë të ish bashkëluftëtarëve, kishin marrë një mesazh nga nëna e Xhevat Demakut, njofton Klan Kosova.

“Nëna e heroit na tha djemtë e mi boni gajret, kur vijnë tjerët me vdes për këtë vend, pse mos me vdes ju për këtë vend”.

“Kjo ishte nëna e Xhevat Demakut, nëna e pesë djemve Demaku të gjithë ishin në mbrojtje të atdheu, e kishin edhe një vajzë e cila po atë ditë që ra Xhevat Demaku, u vra së bashku me djalin nga ushtria serbe”.

“Familja Demaku ka gjashtë pjesëtarë të rënë për liri derisa sot nëna e vëllezërve Demaku duhet të durojë një dhimbje tjerë, luftëtarët e lirisë bashkë me komandantin trim Sylejman Selimin janë duke u dënuar dhe kjo është ironi”.

/Klan Kosova