“Shkëmbimi i territoreve, vija e kuqe me Serbinë”

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës Kadri Veseli është i bindur se partia që ai udhëheq do ti fitojë sërish zgjedhjet. Por për dallim nga herët e kaluara, postin e kryeministrit thotë se do ta mbaj për vete.

Premton rikthimin siç thotë se partneritetit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe të Bashkimit Evropian, ndërsa në tryezën e bisedimeve sipas tij nuk do të jetë asnjëherë çështja e shkëmbimit të territoreve.

Kadri Veseli, kryetar i PDK-së: Shpejt duhet të shkëputemi nga kjo vetkurthë që jemi futur. Shkojmë me Serbi flasim, kurrë sovraniteti i shtetit të Kosovës nuk ka me u cënu. Mitrovicën nuk guxon askush ta përmend. Nuk duhet të konfrontohemi me askënd. Kolonitë që na i ndërton në veri Serbia duhet t’ia ndalim. 

Ndonëse partia e cila ka qenë për 12 vjet në pushtet ai thotë se në mandatin e ardhshëm do të luftojë korrupsionin dhe nepotizmin.

Kadri Veseli, kryetar i PDK-së: Nuk ka parti shqiptare në Kosovë që ka bërë më shumë se PDK-ja. A është gjithçka që kemi bërë, ende jo. Kemi njerëz të papunë.  Ky është orientimi ynë flas drejtpërdrejt për luftën kundër korrupsionit. E kam filluar edhe në partinë time.

Ndërsa u shpreh i rezervuar të tregoj për koalicione parazgjedhore, derisa tha se nuk ka vija të kuqe për asnjë parti.

Kadri Veseli, kryetar i PDK-së: Shumë shpejt e merrni vesh…

Më 22 Gusht mbahet seancë për shpërbërjen e parlamentit të Kosovës pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga posti i kryeministrit.

Tv Klan