Një infermiere ka tërhequr vëmendjen teksa ishte veshur vetëm me të brendshme dhe kostumin transparent mbrojtës në një pavion ku trajtohen pacientët me koronavirus. Ngjarja ka ndodhur në një spital në Tula të Rusisë.

Ajo u fotografua nga një prej pacientëve dhe foton e publikoi në rrjetet sociale. Infermierja, që është rreth të 20-ve, u dënua me gjobë për shkelje disiplinore. Ajo u justifikua duke thënë se kishte vapë dhe nuk mbante dot veshur fustanin poshtë kostumit mbrojtës.

Infermierja pretendoi se të brendshmet që kishte veshur ishin në fakt rroba banjo. Megjithatë, kjo nuk e shpëtoi atë nga penalizimi. Infermierja e re nuk ka reaguar publikisht për këtë incident.

“Të paktën dikush ka sens humori në këtë realitet të zymtë”, komentoi një lexues, duke ju referuar situatës së pandemisë nga koronavirusi.

Rusi ka shënuar deri më tani gati 300 mijë të infektuar me koronavirus dhe 2837 të vdekur. /tvklan.al