Një fotografi e postuar në rrjetet sociale bëri që prindërit e një shkolle në Rusi të kërkonin përjashtimin e një mësuesje nga shkolla. Tatiana Kuvshinnikova kishte postuar një fotografi ku shfaqej e veshur me fustan të shkurtër dhe taka në dëborë.

Kaq u desh që disa prindër, të mbështetur nga drejtoresha e shkollës të lëshonin një lumë akesash e ta akuzonin 38-vjeçaren për veshje prostitute dhe provokuese të djemve.

Një debat i ashpër shpërtheu në shkollën e saj Barnaul, në Altai Krai, sidomos pasi atletja Tatiana, e cila praktikon edhe notin në ujë të akullt, kishte postuar edhe foto me rroba banje. Si të mos mjaftonin këto, 38-vjeçarja ishte filmuar edhe në një video duke kërcyer me nxënëse të shkollës, me bikini.

Drejtoresha e shkollës Olga Gain, e cila ishte përpjekur ta pushonte nga puna edhe më herët në Shkurt, e denigroi mësuesen me anë të një letre.

Sipas asaj që shkruan Moscow Times ajo i tha Tatianës:

Kjo është mënyra sesi vishen prostitutat-taka të larta, fustan mbi gju, gjithçka e ekspozuar. Kë po përpiqesh të ndjellësh? Ti nuk ke të drejtë të përdorësh titullin “mësuese”. Nuk është aspak e habitshme që djemtë e rinj janë të çmendur pas teje dhe vetëm një hap të ndan nga pedofilia.

Mësuesja e Gjuhë Letërsisë fillimisht u lejua të qëndronte pasi kishte marrë mbështetjen e disa prindërve. Ndonëse nuk ishin dakord me fotot, e simpatizonin atë për mësimdhënien. Megjithatë, ndonëse u lejua të qëndronte në Shkurt, gjatë javëve që pasuan situata u përkeqësua dhe 38-vjeçarja vendosi të largohej përfundimisht nga shkolla.

Duke mohuar se ishte veshur në mënyrë të papërshtashme në klasë, mësuesja tha se është e drejta e saj që të merrej me hobi në kohën e lirë.

Por jo gjithçka shkoi keq, pasi e gjithë kjo ndodhi pati reagime të ndryshme. Në mbështetje të Tatianës ishte edhe Ministri Rajonal i Arsimit, i cili u zotua se do t’i gjente mësueses një punë tjetër dhe e cilësoi drejtoreshën e shkollës të prapambetur. Ai tha se Rusisë i duhen edukues që promovojnë jetesë të shëndetshme dhe sport.

/tvklan.al