Veshja që nuk duhet të mungojë në garderobën e meshkujve këtë vjeshtë

Veshja që nuk duhet të mungojë në garderobën e meshkujve këtë vjeshtë

13:32 04/09/2018

Nga xhaketat e viteve 1900 tek ato në ngjyrë argjendi të veshura nga yjet e ekraneve në vitet ’70, xhaketat e lëkurës kanë një histori të gjatë dhe të komplikuar.

Xhaketa e lëkurës është nga ato veshje që nuk del kurrë nga moda. Por a mund të funksionojë edhe për ju? Nuk po flasim vetëm për xhaketat e “motoristëve”. Ditët e sotme, markat ofrojnë modele të ndryshme dhe shumë zgjedhje.

Një stil aventurier dhe klasik në të njëjtën kohë, të veshurit një xhaketë lëkure këtë vjeshtë ju bën të dukeni tip moskokëçarës, që keni veshur diçka pa u menduar shumë gjatë. Por duhet të siguroheni që xhaketën tuaj prej lëkure ta kombinoni me xhinse, atlete ose edhe çizme.

Nëse stili prej motoristi nuk është shumë në tipin tuaj, atëherë zgjidhni një xhaketë prej leshi por me mëngë lëkure.

Megjithatë, nëse lëkura nuk është fare pjesë e stilit tuaj të zakonshëm mund të përdorni materiale të tjera por që janë të stiluara me pjesë lëkurë, që zakonisht mund të aplikohen në supe./tvklan.al 
Të ngjashme
UKT