Stilisti Mark Fast prezanton tendencën e re

Motivet e ekosistemit detar janë në fokusin e një koleksioni të veçantë veshjesh për femra dhe meshkuj për periudhën Vjeshtë/Dimër 2021 – 2022.

Krijimet janë të stilistit britanik Mark Fast, i cili i prezantoi ato në pasarelën e javës së Modës në Londër, ngritur në një sallë buzë lumit Tamis.

Veshjet për të dyja gjinitë kanë të stambuara figura të ndryshme të gjallesave detare, si ylli i detit, peshqit e kandilët. Format përfshijnë edhe krijesa të fantazisë të tilla si sirenat.

Sfiluesit ekspozuan çizme të larta e funde të thurura për femra, por edhe xhaketa në formë trikosh e xhupa të fryrë.

Megjithëse nuk shquhet si qendër mode, Londra tërheq vëmendje në këtë fushë pasi stilistët kanë tendencën të prezantojnë atje modele dhe tendenca të pazakonta. Sfilata u prezantua online, në mungesë të publikut në sallë që nuk lejohet për shkak të masave anti-COVID.

Tv Klan